Manchester City merr fitoren e katërt radhazi në Premier Ligë

Manchester City merr fitoren e katërt radhazi në Premier Ligë

Sport December 01, 2021 - 23:25
Lajmet e fundit nga sporti

Manchester City ka shënuar fitoren e katërt radhazi, për ta mbajtur hapin me skuadrën lidere, Chelsean, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e javës së 14-të në Premier Ligë, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi në udhëtim te Aston Villa.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ''Villa Park'' përfundoi me rezultatin 1-2.

Ruben Dias dhe Bernardo Silva shënuan golat e fitores për ''Qytetarët'', teksa golin e vetëm për vendasit e shënoi Ollie Watkins.

Manchester City tani ka 32 pikë dhe mbetet në pozitën e dytë, me një pikë më pak se Chelsea.

Kurse, Aston Villa mbetet me 16 pikë dhe renditet në pozitën e 13-të. /Zeri.info