Liverpooli e fiton pa problem derbin ndaj Evertonit

Liverpooli e fiton pa problem derbin ndaj Evertonit

Sport December 01, 2021 - 23:16
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpooli ka shënuar fitore në derbin ndaj rivalit lokal, Evertonit, në kuadër të javës së 14-të në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ''Goodison Park'', ka përfunduar me fitoren bindëse të Liverpoolit, 1-4.

Mohamed Salah shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa dy golat tjerë u shënuan nga Jordan Henderson e Diogo Jota.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Demarai Gray.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe vazhdon të jetë i treti, me dy pikë më pak se skuadra lidere, Chelsea, dhe një më pak se Manchester City, që është i dyti.

Kurse, Evertoni mbetet me 15 pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të. /Zeri.info