
Chelsea fiton në udhëtim te Watfordi
Sport
December 01, 2021 - 23:09
Lajmet e fundit nga sporti
Pas barazimit me Manchester Unitedin, skuadra e Chelseas është rikthyer te fitorja në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, të udhëhequrit e Thomas Tuchel fituan 2-1 në udhëtim te Watfordi.
Mason Mount dhe Hakim Ziyech shënuan golat e fitores për ''Blutë'', kurse Emmanuel Deniss shënoi të vetmin për vendasit.
Chelsea tani ka 33 pikë dhe vazhdon të jetë në pozitën e parë në tabelë, kurse Watford ndodhet në pozitën e 17 me 13 pikë. /Zeri.info