Napoli ndalet me barazim nga Sassuolo

Napoli ndalet me barazim nga Sassuolo

Sport December 01, 2021 - 22:50
Lajmet e fundit nga sporti

Napoli nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Sassuolon, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sontë në ''Mapei Stadium'', ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Napolitanët krijuan epërsi prej dy golave, por nuk arritën ta mbanin deri në fund.

Fabian Ruiz e Dries Mertens shënuan për mysafirët në minutat 51 dhe 60, kurse për vendasit shënuan Gianluca Scamacca e Gian Marco Ferrari në minutat 72 e 89.

Sassuolo ishte afër ta fitonte krejtësisht ndeshjen, por goli i shënuar nga Gregoire Defrel në minutat shtesë dhe të fundit të ndeshjes, u anulua pas rishikimit me VAR, pasi ishte shkaktuar një faull paraprakisht.

Vlen të theksohet se Amir Rrahmani edhe sonte ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen.

Ndryshe, Napoli tani ka 36 pikë dhe mbetet lider në tabelë, kurse Sassuolo tani ka 19 pikë në pozitën e 12. /Zeri.info