Këndellet Milani, shënon fitore të pastër ndaj Genoas

Këndellet Milani, shënon fitore të pastër ndaj Genoas

Sport December 01, 2021 - 22:42
Lajmet e fundit nga sporti

Pas një barazimi e dy humbjeve radhazi, Milani është rikthyer te fitorja në Serie A, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e javës së 15-të, skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli shënoi fitore në udhëtim te Genoa.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ''Luigi Ferraris'', ka përfunduar me rezultatin 0-3.

Junior Messias shkëlqeu në këtë ndeshje me dy gola, teksa një tjetër u shënua nga Zlatan Ibrahimovic.

Milani pas kësaj fitore ka 35 pikë në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak se skuadra lidere, Napoli.

Kurse, Genoa mbetet me dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e 18-të. /Zeri.info