Roma pëson humbje nga Bologna

Roma pëson humbje nga Bologna

Sport December 01, 2021 - 20:34
Lajmet e fundit nga sporti

AS Roma ka pësuar humbjen e gjashtë sezonale në elitën e futbollit italian, Serie A, shkruan Zeri.info.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho pësoi humbje në udhëtim te Bologna, në ndeshjen e javës së 15-të.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ''Renato Dall'Ara'', ka përfunduar me rezultatin 1-0.

Mattias Svanberg shënoi golin e vetëm dhe të fitores për vendasit, në minutën e 35-të.

Bologna pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe renditet në pozitën e tetë, kurse Roma është e pesta me 25 pikë. /Zeri.info