Edon Zhegrova shpallet futbollisti më i mirë i javës së 15-të në Zvicër

Edon Zhegrova shpallet futbollisti më i mirë i javës së 15-të në Zvicër

Sport December 01, 2021 - 18:42
Lajmet e fundit nga sporti

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është zgjedhur si lojtari më i mirë për javën e 15-të në Superligën e Zvicrës, shkruan Zeri.info.

Zhegrova dhuroi dy asistime në fitoren 3-1 të Baselit në udhëtim te Luzerni.

22-vjeçari në këtë ndeshje luajti për 59 minuta, që i mjaftuan për t'u shpallur më i miri i javës në Zvicër.

Image

Ndryshe, Edon Zhegrova ka shënuar katër gola dhe gjashtë asistime në 13-të paraqitje në këtë sezon në Superligën e Zvicrës. /Zeri.info