Favoritët kalojnë në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës

Favoritët kalojnë në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës

Sport December 01, 2021 - 15:40
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Kanë përfunduar 13 përballje në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Kosovës.

Kampioni në fuqi, Llapi, ia doli me mjaft mund të triumfonte ndaj Kikës, me rezultat 2-1.

Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Besa në Pejë me rezultat 4-0, ndërsa Ballkani triumfoi 3-1 përball Rahovecit.

Gjilani me rezultat minimal 1-0 ka arritur të sigurojë kualifikimin, derisa fitore ka siguruar edhe Malishevën që mposhti 1-0 Istogun.

Rezultatet e 12 ndeshjeve rrethit dytë Kupës Kosovës:

Llapi 2:1 Kika

Besa 0:4 Prishtina

Rahoveci 1:3 Ballkani

Prizreni 1:5 Onix

Ulpiana 3:0 Vëllaznimi

Malisheva 1:0 Istogu

A&N 0:1 Gjilan

Drenica 3:1 Vllaznia

Ramiz Sadiku 2:1 Vushtrria

Trepça ’89 (me penallti 2:4) 2 Korriku

Të enjten do të zhvillohet pesë ndeshje të tjera të rrethit të dytë, për ta kompletuar 1/8 e finales.

Drita do të përballet me Drenasin, ndërsa Dukagjini me Lirinë.

E enjte, 02.12.2021

Drita – Drenasi

Liria – Dukagjini

Arbëria – Vitia

KEK-u – Trepça

Flamurtari – Ferizaj.