Talenti shqiptar nënshkruan kontratë tre vjeçare me klubin nga Anglia

Talenti shqiptar nënshkruan kontratë tre vjeçare me klubin nga Anglia

Sport November 30, 2021 - 22:26

Lojtarët shqiptarë që po arrijnë të bëjnë mirë në kampionatet angleze janë të shumtë.

Së fundi i është shtuar edhe mesfushori, Anis Mehmeti, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin Wycombe Wanderers, shkruan Zeri.info.

Mehmeti ka nënshkruar kontratë tre vjecare që i bie se ai do të jetë pjesë i klubit deri më 2024.

Skuadra ku aktivizohet Mehmeti aktualisht ndodhet në ligën e tretë angleze dhe qëllimi kryesor i tyre këtë sezon është ngjitja në kategorinë e dytë angleze, dhe për këtë projekt shqiptari është parë shumë i rëndësishëm.

“Jam i lumturuar që hodhëm këtë firmë pasi ishte një rrugëtim i gjatë. Jam këtu që të qëndroj dhe dua të kthehemi përsëri në Championship ”, ishin fjalët e Mehmetit pas firmës në intervistën që dha për faqen e klubit pas firmës së kontratës. /Zeri.info