Mbyllet pjesa e parë: Juventusi në epërsi minimale ndaj Salernitanas

Mbyllet pjesa e parë: Juventusi në epërsi minimale ndaj Salernitanas

Sport November 30, 2021 - 21:39

Juventusi është duke avancuar pas 45 minutave ndaj Salernitanas.

"Zonja e vjeter" po fiton 0-1 ndaj Salernitanas pas pjesës së parë.

Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke sulmuar vrullshëm në tentim të gjejnë golin e epërsisë.

Pas disa tentimeve, ishte Paulo Dybala ai që me një goditje të bukur i dha epërsinë ekipit të tij 0-1 në min e 21′.

‘Bianconerët’ vazhduan me lojë të mirë, dhe patën edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën ti shfrytëzojnë.

Kështu pas 45 minutave të para ekipet shkojnë në pushim me rezultat 0-1.