Benzema reagon pasi përfundoi i katërti në garën për Topin e Artë

Benzema reagon pasi përfundoi i katërti në garën për Topin e Artë

Sport November 30, 2021 - 09:23
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Ylli francez Karim Benzema ka reaguar pasi Lionel Messi fitoi Topin e Artë.

Në rrjetin social Instagram Benzema ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen.

"Faleminderit të gjithëve që më mbështetni. Unë luaj futboll për ju dhe shfaqja duhet të vazhdojë".

Francezi u rendit i katërti në këtë garë, pavarësisht që shumica e kanë parë si vendim jo të drejtë, duke marrë parasysh formën fenomenale që kaloi Benzema në vitin 2021.