Atletico Madridi shënon fitore komode ndaj Cadizit

Atletico Madridi shënon fitore komode ndaj Cadizit

Sport November 28, 2021 - 20:25

Atletico Madrid ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Cadiz, në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga.

“Los Rijoblancos” arriti të fitojë me rezultat 1 – 4.

Gjatë pjesës së parë, dy skuadrat kishin disa raste, mirëpo nuk i konkretizuan, kësisoj u mbyll me rezultat 0 – 0.

Në pjesën e dytë, Atletico tregoi krejtësisht fytyrë tjetër duke shënuar tre herë. Fillimisht, Thomas Lemar i dha epërsinë pas një asistimi të Carrascos.

Ishte sulmuesi Antoine Griezmann që dyfishoi epërsinë (70′), ndërsa gjashtë minuta më vonë, pas një kundëraksioni të shpejtë, Angel Correa trefishoi avantazhin (76′).

E tëra që bëri Cadiz, ishte goli i nderit i realizuar nga Lozano, katër minuta para fundit të kohës së rregullt (86′), por vetëm një minutë më vonë, Conha vulosi fitoren (87′).

Atletico Madrid me këtë fitore, ngritët në pozitën e dytë me 29 pikë, një më pak se lideri Real Madrid, skuadër që ka edhe një ndeshje më pak, kurse Cadiz zë vendin e 17-të me 12 sosh.