Ska fitues në derbin anglez, Chelsea dhe Man Unitedi ndajnë pikët

Ska fitues në derbin anglez, Chelsea dhe Man Unitedi ndajnë pikët

Sport November 28, 2021 - 19:28

Ka perfunduar derbi mes Chelseas dhe Manchester Unitedit, në kuadër të xhiros së 13-të në Premierlige, shkruan Zeri.info.

“Blutë” dhe “Djajt e Kuq” kanë ndarë pikët me rezultat 1-1, në stadiumin “Stamford Bridge”.

Dy gjigantët anglez zhvilluan ndeshje të mirë, ku “Blutë” ishin shumë më në formë, mirëpo u mungoi konkretizimi.

Pjesa e parë pavarësisht rasteve u mbyll ashtu siç filloi, ngase Chelsea nuk i finalizojë aksionet.

Në pjesën e dytë, Man Unitedi arriti të kaloi në epërsi pas një gabimi trashanik të Jorginhos, nga i cili përfitoi Jadon Sancho që realizoi lehtësisht nga afërsia min 50-të.

Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi Thiago Silva u faullua nga Aaron Wan Bissaka, nga e cila arbitri akordoi penallti, të cilën e konkretizoi Jorginho min 67-të.

Tutje, dy skuadrat kishin disa raste të mira, por nuk i konkretizuan dhe epilogu përfundimtar doli të jetë 1 – 1.

Chelsea mbetet lider me 30 pikë, derisa Man Unitei ngritët në pozitën e tetë me 18 sosh. /Zeri.info