Barcelona fiton me rezultat komod ndaj Villarrealit

Barcelona fiton me rezultat komod ndaj Villarrealit

Sport November 27, 2021 - 23:04

Barcelona ka arritur të shënoi fitore me rezultat 1-3 ndaj Villarrealit si mysafire, në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga, shkruan Zeri.info.

Në pjesën e parë rastin më të mirë e pati sulmuesi, Memphis Depay në minutën e 19-të kur u gjend i vetëm ballë për ballë me portierin, por gjuajti jashtë.

Edhe pse pati përpjekje të te dyja skuadrave, pjesa e parë u mbyll baras pa gola.

Në pjesën e dytë, ishte Frenkie de Jong I cili kaloi në epërsi ekipin e tij për 0-1, në min e 48-të.

Villarreal gjeti golin e barazimit në minutën e 76-të, kur Danjuma pasoi te Samuel Chukëueze që shënoi për 1-1.

Nuk vonoi shumë, ishte Depay I cili shënoi për 1-2 ne min 88-të, teksa krejt në fund mesfushori Coutinho arriti të realizoi nga pika e bardhë në min 90+5, për 1-3.

Me këtë fitore, Barcelona është në vendin e shtatë me 23 pikë, kurse Villarreali në vendin e 12-të me 16 pikë. /Zeri.info