Milot Rashica luan 82 minuta në barazimin e Norwichit, konsiderohet prej më të mirëve në fushë

Milot Rashica luan 82 minuta në barazimin e Norwichit, konsiderohet prej më të mirëve në fushë

Sport November 27, 2021 - 18:39

Milot Rashica u paraqit nga minuta e parë për Norwichin, ku pas dy fitoreve radhazi, ka marr një barazim ndaj Wolves (0-0).

Sulmuesi anësor as pas javës së 13-të nuk po e gjen golin e tij të parë, edhe pse sot kishte paraqitje shumë të mirë

Rashica u zëvendësua në minutën e 82-të, ndërsa faqja zyrtare e klubit, e ka zgjedhur në mesin e katër më të mirëve.

Edhe faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, SofaScores, e ka vlerësuar me notën 7.4, më e larta te Norwich.