Liverpooli e mbyll pjesën e parë në epërsi të thellë ndaj Southamptonit

Liverpooli e mbyll pjesën e parë në epërsi të thellë ndaj Southamptonit

Sport November 27, 2021 - 16:54

Liverpooli e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi të thellë prej 3-0 ndaj Southamptonit, shkruan Zeri.info.

Vetëm dy minuta lojë, Diogo Jota ishte ai i cili realizoi nga një asistim i Andy Robertsonit, gjersa i njëjti futbollist dyfishoi epërsinë në minutën e 32-të pas një asistimi nga Mohamed Salah.

Vetëm pesë minuta pas golit të dytë të Jotas, mesfushori Thiago Alcantara i dha epërsinë e trefishtë skuadrës së Kloppit në minutën e 37-të, dhe me këtë epërsi u mbyll 45 minutëshi i pjesës së pare. /Zeri.info