Ekspedita e Kosovës viziton Vlorën para ndeshjes vëllazërore

Ekspedita e Kosovës viziton Vlorën para ndeshjes vëllazërore

Sport November 27, 2021 - 16:07

Për nder të festës së 28 Nëntorit, me ftesë të FSHF-së, Kombëtarja e veteranëve të Kosovës, dje ka udhëtuar drejt Shqipërisë, me ç’rast do të zhvillojë një ndeshje vëllazërore.

Ndërkohë, sot ekspedita e FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi e ka vizituar qytetin e Vlorës, ku janë pritur nga gazetarë të shumtë. Në Ditën e Flamurit, gjegjësisht me 28 nëntor në orën 11:30, Dardanët veteranë do të përballen me veteranët Kuq e Zi.

Pas kësaj ndeshjeje, presidenti i FSHF-së Armand Duka, do të shtrojë drekën festive për ekspeditën e Kosovës në Kantina-Duka. E gjatë qëndrimit treditorë, veteranët dardanë, kanë vizituar Vlorën e Durrësin, ndërsa në vijim do të vizitojnë edhe Tiranën. /Zeri.info