Pas fitores ndaj Ulpianës, Ibrakoviqi tregon synimin që ka me Prishtinën

Pas fitores ndaj Ulpianës, Ibrakoviqi tregon synimin që ka me Prishtinën

Sport November 27, 2021 - 15:40
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina ka shënuar fitore të pastër dhe bindëse në udhëtim te Ulpiana, në ndeshjen e javës së 16-të në Superligën e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ''Sami Kelmendi'' në Lipjan, përfundoi me rezultatin 0-3.

Leotrim Kryeziu shënoi dy gola në fitoren e kryeqytetasve, kurse një tjetër Besnik Krasniqi nga pika e bardhë.

Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, pas ndeshjes për mikrofonin e ''Art Sport'' u shpreh:

“Kemi luajtur ndaj një skuadre si Ulpiana që taktikisht është shumë e mirë. Ka edhe lojtarë të mirë individual. Ne duhet të jemi më agresiv dhe të dalim në lojën tonë. Ne duhet që ta arrijmë qëllimin tonë dhe lojën të cilën ne e duam.

“Ndryshimet që janë bërë janë organizimi i lojës, luajmë sistem tjetër të lojës. Sa është me rëndësi të shënosh gol, është me rëndësi edhe të mos pësosh. Kemi qenë në moment të vështirë sepse nuk kemi pasur rezultate, por mua më kënaq që nuk pranuam gol. Dëshirë e jona është të shënojmë e të mos pranojmë gola” - ka deklaruar Ibrakoviq.

Ndryshe, Prishtina pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe renditet momentalisht e katërta në tabelë. /Zeri.info