Arsenali kthehet te fitorja, mposht Newcastle Unitedin

Arsenali kthehet te fitorja, mposht Newcastle Unitedin

Sport November 27, 2021 - 15:31
Lajmet e fundit nga sporti

Pas humbjes nga Liverpooli në ndeshjen e kaluar, Arsenali është rikthyer te fitorja në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e vlefsme për javën e 13-të, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta fitoi ndaj Newcastle United.

Ndeshja e zhvilluar sot në ''Emirates Stadium'', ka përfunduar me rezultatin 2-0.

Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli shënuan golat e fitores për ''Topçinjtë'', në minutat 56 dhe 66.

Arsenali pas kësaj fitore ka 23 pikë dhe renditet i pesti, kurse Newcastle United mbetet me gjashtë pikë në pozitën e fundit (20). /Zeri.info