Njihuni me skuadrën rumune, kundërshtarin e Besa Famgas në garat evropiane

Njihuni me skuadrën rumune, kundërshtarin e Besa Famgas në garat evropiane

Sport November 26, 2021 - 22:33
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e madhe rumune, Potaissa Turda për herë të dytë vjen në Kosovë për të luajtur ndeshje evropiane.

Për herë të parë ishte në nëntor të vitit 2017. Saktësisht më 25 e 26 nëntor, Turda ishte përballur me Trepçën në Mitrovicë në raundin e tretë të Kupës Sfiduese, që tani njihet si Kupa Evropiane.

Turda kishte skuadër të nivelit evropian. Atë edicion e mbylli me sukses të madh, me titull të kampionit në Kupën Sfiduese (Challenge Cup). Atmosfera në “Minatori” ishte e bukur në ato dy takime të nëntorit 2017.

Bukur e zjarrtë pritet të jetë edhe të dielën në “Karagaçi” në Pejë.

Besa Famgas e pret Potaissa Turdan në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane. Shpresat janë që ndeshja të jetë vazhdimësi e rezultateve të mira të Besës, jo një fillim i ri i suksesshëm për skuadrën rumune.

Besa në raundin e dytë të Kupës Evropiane e eliminoi Borcin e Banjallukës. Potaissa Turda fillon prej raundit të tretë.

Ndeshja zhvillohet prej orës 18:00. Reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari aktual i Besa Famgas, Deniz Terziqi ishte pjesë e Trepçës në ato dy takime. /Zeri.info