Mirlind Daku shënon në fitoren e Osijekut ndaj Lokomotivës së Zagrebit

Mirlind Daku shënon në fitoren e Osijekut ndaj Lokomotivës së Zagrebit

Sport November 26, 2021 - 20:42
Lajmet e fundit nga sporti

Mirlind Daku ka shënuar gol në fitoren e Osijekut ndaj Lokomotivës së Zagrebit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në elitën e futbollit kroat, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin "Gradski vrt", ka përfunduar me rezultatin 3-1.

Darko Nejasmic, Mirlind Daku dhe Ivan Folic shënuan në fitoren e vendasve, teksa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Sandro Kulenovic, me asistimin e shqiptarit, Enis Cokaj.

Daku te Osijeku luajti nga minuta e 79-të, kurse Cokaj te Lokomotiva luajti deri në çastet e fundit, kur u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë.

Arbër Hoxha dhe Indrit Tuci u aktivizuan gjithashtu te Lokomotiva e Zagrebit. Të dytë u inkuadruan në minutat shtesë të ndeshjes.

Ndryshe, Osijek pas kësaj fitore ka 34 pikë dhe është lider në Kroaci, kurse Lokomotiva renditet e pesta me 22 pikë. /Zeri.info