Leicesteri fiton ndaj Legias, mbetet gjithçka e hapur në Grupin C

Leicesteri fiton ndaj Legias, mbetet gjithçka e hapur në Grupin C

Sport November 25, 2021 - 23:18
Lajmet e fundit nga sporti

Leicester City ka shënuar fitore ndaj Legias së Varshavës në ndeshjen e pestë dhe të parafundit në Grupin C të Ligës së Evropës, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ''King Power Stadium'', ka përfunduar me rezultatin 3-1.

Patson Daka, James Maddison dhe Wilfred Ndidi shënuan golat e fitores për skuadrën angleze, teksa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Filip Mladenovic.

Sulmuesi shqiptar, Ernest Muçi, luajti tërë ndeshjen sonte te skuadra polake.

Në Grupin C gjithçka është ende e hapur dhe do të vendoset në ndeshjet e xhiros së gjashtë dhe të fundit.

Leicester City është lider në këtë grup me tetë pikë, teksa Spartak Moska dhe Napoli ndajnë pozitat dy dhe tre me nga shtatë pikë. Legia renditet e fundit me gjashtë pikë. /Zeri.info