Bodo/Glimt dhe Roma sigurojnë kalimin tutje në Ligën e Konferencës

Bodo/Glimt dhe Roma sigurojnë kalimin tutje në Ligën e Konferencës

Sport November 25, 2021 - 22:54
Lajmet e fundit nga sporti

Bodo/Glimt dhe Roma kanë shënuar fitore në ndeshjet e xhiros së pestë dhe të parafundit në Grupin C të Ligës së Konferencës, shkruan Zeri.info.

Bodo/Glimt shënoi fitore si vendas ndaj CSKA Sofias me rezultatin 2-0. Sondre Fet dhe Erik Botheim shënuan golat e fitores për skuadrën norvegjeze.

Fitore si vendas shënoi edhe Roma, skuadër e cila mposhti Zorya Luhanskin me rezultatin 4-0.

Tammy Abraham shënoi dy gola sonte për romakët, kurse nga një Carles Perez dhe Nicolo Zaniolo.

Bodo/Glimt është lider në Grupin C me 11 pikë, kurse Roma e dyta me dhjetë pikë. Këto dy skuadra kanë siguruar kalimin tutje, teksa Zorya Luhansk renditet në pozitën e tretë me gjashtë pikë, teksa CSKA Sofia është e fundit me një pikë.

Mbetet të shihet në xhiron e fundit se kush do të kalojë tutje si lider i grupit dhe kush nga pozita e dytë. Kujtojmë se skuadra lidere kalon në fazën e 1/8 së finales, kurse skuadra e dytë në 1/16.

Roma ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në grup e luan në udhëtim te CSKA Sofia, kurse Bodo/Glimt te Zorya Luhanks. /Zeri.info