FBK falënderon tifozët shqiptarë që përkrahen Kosovën ndaj Norvegjisë në Bergen

FBK falënderon tifozët shqiptarë që përkrahen Kosovën ndaj Norvegjisë në Bergen

Sport November 25, 2021 - 22:34
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës e nisi me humbje fazën parakualifikuese për FIBA Eurobasket 2025, shkruan Zeri.info.

Kosova pësoi humbje në udhëtim te Norvegjia, me rezultatin 86-77 (17-22, 25-11, 27-19, 17-25).

Një numër i madh i shqiptarëve ishin të pranishëm në Bergen, duke i dhënë përkrahje basketbollistëve tanë gjatë gjithë ndeshjes.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka falënderuar tifozët që sonte ishin të pranishëm në këtë ndeshje.

''Faleminderit tifozëve shqiptarë që përkrahën basketbollistët e Kosovës kundër Norvegjisë në Bergen.
Si gjithmonë tifozët ishin të jashtëzakonshëm, duke mbështetur Dardanët, nga minuta e parë deri në fund dhe krijuan atmosferë të mrekullueshme gjatë ndeshjes'' - ka shkruar FBK në faqen zyrtare. /Zeri.info