Kosova pëson humbje nga Norvegjia

Kosova pëson humbje nga Norvegjia

Sport November 25, 2021 - 21:19
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese për FIBA Eurobasket 2025, shkruan Zeri.info.

Kosova pësoi humbje në udhëtim te Norvegjia, me rezultatin 86-77 (17-22, 25-11, 27-19, 17-25).
Chris-Ebou Ndow me 21 pikë dhe Karamo Jawara me 16, ishin dy basketbollistët më të dalluar te norvegjezët.

Kurse, te ''Dardanët'' u dallua Dardan Berisha me 18 pikë, teksa Muhamedali Janjeva e Erjon Kastrati shtuan nga 16 sosh secili.

Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Danimarkës, më 28 nëntor në Prishtinë.

Kujtojmë se Kosova dhe Norvegjia janë pjesë e Grupit C, bashkë me Danimarkën. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese. Katër përfaqësuese kualifikohen në rrethin e dytë parakualifikues. /Zeri.info