Norvegji - Kosovë, pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat

Norvegji - Kosovë, pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat

Sport November 25, 2021 - 19:49
Lajmet e fundit nga sporti

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Norvegjisë dhe Kosovës, shkruan Zeri.info.

20 minutat e parë në Bergen janë mbyllur me epërsinë e vendasve, 42-33 (rezultati nga çerekët: 17-22 dhe 25-11).

Chris-Ebou Ndow me 11 pikë dhe Harald Frey me 8 tjera, ishin dy basketbollistët më të dalluar te norvegjezët në pjesën e parë.

Kurse, Drilon Hajrizi e Erjon Kastrati u dalluan te ''Dardanët'', me nga shtatë pikë secili.

Kujtojmë se kjo ndeshje është duke u zhvilluar në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025. /Zeri.info