Fillojnë hetimet në lidhjen me raportin e Eroll Salihut për skandalet e Agim Ademit

Fillojnë hetimet në lidhjen me raportin e Eroll Salihut për skandalet e Agim Ademit

Sport November 25, 2021 - 19:26
Lajmet e fundit nga sporti

Kanë filluar hetimet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës lidhur me raportin e Eroll Salihut për skandalet e Agim Ademit.

Lajmin për Insportin e ka konfirmuar Kryetari i Këshillit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës te ngjarjet sportive, Besim Kelmendi.

Kelmendi e konfirmoi se rasti është dërguar në prokurori: “Shiqo unë aty nuk punoj si prokuror, jam anëtar i këshillit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës te ngjarjet sportive, është ai këshilli që ashtu e ka emrin në bazë të ligjit, dhe ne krejt këto shqetësimet dhe këto i dërgojmë në prokurori ose në polici ose ku ka nevojë, por e di që për shkrimin e juaj e kemi çu rastin në prokurori, për me marrë informata kontakto me Kujtim Munishin”.

Redaksia ka tentuar të marrë përgjigjje nga Kujtim Munishi dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, por kjo e fundit nuk është përgjigjur në emailat e dërguar.

Muajin e kaluar, “Insporti” siguroi raportin Top Konfidencial të shkruar nga ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu rreth skandaleve të prodhuara nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Në këtë raport të shkruar nga Eroll Salihu, në muajin qershor të këtij viti, pas vendimit për ta shkarkuar, janë të gjitha veprimet autokrate të Agim Ademit, që sipas tij që nga ardhja e tij në krye të FFK-së, ky instituticoni është dëmtuar.

Në raportin i cili ishte dedikuar për Komitetin Ekzekutiv të FFK-së dhe kryetarin, Agim Ademi, shtjellohen të gjitha problemet brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, që prapa tyre sipas Eroll Salihut, qëndron Agim Ademi dhe grupi i tij.

Ky raport ka gjithsej gjashtë faqe. Lexo të plotë: ''Raporti i Eroll Salihut për skandalet e Agim Ademit – rrahjet, punësimet, haraçin dhe premtimi për një klub të Gjilanit''.