Norvegji - Kosovë, këtu mund ta shikoni ndeshjen drejtpërdrejt

Norvegji - Kosovë, këtu mund ta shikoni ndeshjen drejtpërdrejt

Sport November 25, 2021 - 18:59
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sonte zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025, shkruan Zeri.info.

Kosova sonte luan në udhëtim te Norvegjia, në Bergen, nga ora 19:00.

Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në platformën ''Kujtesa'' dhe ''Art Motion''.

Gjithashtu, ndeshjen mund ta shikoni edhe në kanalin zyrtar të FIBA-s në ''Youtube''. /Zeri.info