Edon Zhegrova shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur sonte (VIDEO)

Edon Zhegrova shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur sonte (VIDEO)

Sport November 25, 2021 - 18:48
Lajmet e fundit nga sporti

Baseli ka shënuar fitore ndaj Kairat Almatyt, në ndeshjen e xhiros së pestë dhe të parafundit në Grupin H të Ligës së Konferencës, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar në ''Almaty Ortalyk Stadion'', ka përfunduar me rezultatin 2-3.
Vagner Love dhe Kamo Hovhannisyan shënuan për vendasit, kurse golat e fitores për mysafirët u shënuan Arthur (penallti), Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami.

Zhegrova hyri si zëvendësues në minutën e 64-të, teksa shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur vetëm pas pesë minutave.

Fitoren skuadrës zvicerane ia siguroi Pajtim Kasami, i cili shënoi në minutën e 73-të.  /Zeri.info

LEXO TË PLOTË: Zhegrova dhe Kasami shënojnë në fitoren e Baselit në Ligën e Konferencës