Zhegrova dhe Kasami shënojnë në fitoren e Baselit në Ligën e Konferencës

Zhegrova dhe Kasami shënojnë në fitoren e Baselit në Ligën e Konferencës

Sport November 25, 2021 - 18:35
Lajmet e fundit nga sporti

Baseli ka shënuar fitore ndaj Kairat Almatyt, në ndeshjen e xhiros së pestë dhe të parafundit në Grupin H të Ligës së Konferencës, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar në ''Almaty Ortalyk Stadion'', ka përfunduar me rezultatin 2-3.

Vagner Love dhe Kamo Hovhannisyan shënuan për vendasit, kurse golat e fitores për mysafirët u shënuan Arthur (penallti), Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami.

Kasami luajti tërë ndeshjen sonte, kurse Zhegrova hyri si zëvendësues në minutën e 64-të. Edhe Taulant Xhaka u aktivizua në këtë ndeshje në minutën e 88-të.

Baseli që ka siguruar kalimin për në fazën tjetër, tani ka 11 pikë dhe është lider i Grupit H.
Kairat Almaty është i fundit me vetëm një pikë. /Zeri.info