Kosova mposhtet nga Polonia në “Fadil Vokrri”

Kosova mposhtet nga Polonia në “Fadil Vokrri”

Sport November 25, 2021 - 18:04
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) ka pësuar humbje nga Polonia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin ''Fadil Vokrri'', ka përfunduar me rezultatin 1-2.

Liridona Syla kaloi ''Dardanet'' fillimishit në epërsi në minutën e katërt, teksa Karolina Gec dhe Martyna Wiankowska shënuan për fitoren e polakeve, në minutat 18 dhe 35.

Kosova mbetet me katër pikë pas pesë ndeshjeve në Grupin F, me bilanc prej tri humbjeve, një barazimi dhe një fitore. Kosova renditet e parafundit (e pesta) në këtë grup.

Kurse, Polonia është lidere e grupit me 11 pikë. /Zeri.info