Ralf Rangnick pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Ralf Rangnick pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Sport November 25, 2021 - 17:35
Lajmet e fundit nga sporti

Ralf Rangnick, sipas të gjitha gjasave do të jetë trajneri i ri i Manchester Unitedit, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaerit nga kjo pozitë, shkruan Zeri.info.

Manchester United dhe Ralf Rangnick raportohet se janë shumë afër marrëveshjes, sipas ''The Athletic''.

63-vjeçari momentalisht është në pozitën e menaxherit për zhvillimin e sportit te Lokomotiva e Moskës.

Sipas raportimeve, Ragnick do t'i drejtojë ''Djajtë e Kuq'' deri në fund të sezonit. Por, kushti i tij është që pastaj të marrë një pozitë tjetër në klub, gjë që thuhet se është pranuar nga klubi anglez.

Ralf Rangnick në të kaluarën ka drejtuar skuadrat e njohura gjermane, si Hannover, Schalke, Hoffenheim dhe RB Leipzig. /Zeri.info