Driton Kuka dhe Distria Krasniqi në garë për më të mirët e botës

Driton Kuka dhe Distria Krasniqi në garë për më të mirët e botës

Sport November 25, 2021 - 16:55
Lajmet e fundit nga sporti

Federata Botërore e Xhudos (IJF - International Judo Federation) ka publikuar nominimet për më të mirët e vitit 2021, përcjell Zeri.info.

Federata e Xhudos e Kosovës ka bërë të ditur se kampionia Olimpike e ''Tokyo 2020'', Distria Krasniqi, është e nominuar në kategorinë “Sportisja më e mirë e vitit”, kurse trajneri Driton Kuka fitues i dy medaljeve olimpike të arta në ''Tokyo 2020'' është nominuar në kategorinë “Arritja e Vitit për Trajner”.

FXhK ka njoftuar gjithashtu se të gjithë mund të votoni çdo ditë në linkun e mëposhtëm deri më datën 10 dhjetor, kurse fituesit do të publikohen më 18 dhjetor.

Linku për të votuar: https://awards.ijf.org . /Zeri.info