Tabela në Superligë pas javës së 15-të: Gjilani lider i vetëm, Llapi vazhdon ngjitjen

Tabela në Superligë pas javës së 15-të: Gjilani lider i vetëm, Llapi vazhdon ngjitjen

Sport November 25, 2021 - 16:21
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e enjte) janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Gjilani shënoi fitore minimale (1-0) ndaj Dritës, Ballkani mposhti 2-0 Malishevën, teksa Llapi fitoi 3-5 në udhëtim te Drenica.

Gjilani është lider i vetëm, ku pas 15-të ndeshjeve ka grumbulluar 28 pikë.

Ballkani renditet i dyti me 27 pikë, Drita është e treta me 25, kurse Llapi tani është i katërti me 24 pikë.

Malisheva dhe Feronikeli janë skuadrat që renditen në pozitat e fundit.

 

/Zeri.info