Kosova luan sot në Prishtinë ndaj Polonisë në kuadër të kualifikimeve për Botëror

Kosova luan sot në Prishtinë ndaj Polonisë në kuadër të kualifikimeve për Botëror

Sport November 25, 2021 - 11:01
Lajmet e fundit nga sporti

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të përballet të enjten (sot) me Poloninë në ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

Kjo ndeshja i takon kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.

Në katër ndeshjet e deritashme “Dardanet” kanë realizuar një fitore, një barazim dhe kanë pësuar dy humbje dhe renditen në pozitën e parafundit (pesë) me katër pikë të mbledhura.

Polonia aktualisht është e dyta në renditje, me dy pikë më pak se kryesuesja e grupit Norvegjia.

Përveç ndeshjes me Poloninë, Kosova do ta zhvillojë edhe një ndeshje tjetër në kuadër të Grupit F, ku më 30 nëntor, në Prishtinë, do të takohet me Shqipërinë. /Zeri.info