Sot zhvillohen tri ndeshjet e shtyra të javës së 15-të në BKT Superligën e Kosovës

Sot zhvillohen tri ndeshjet e shtyra të javës së 15-të në BKT Superligën e Kosovës

Sport November 25, 2021 - 09:43
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Sot (e enjte) do të zhvillohen tri ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligën e Kosovës, të parapara të luheshin gjatë së mërkurës.

Gjatë së martës janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 15-të, me Prishtinën, që fitoi 2-0 ndaj Feronikelit dhe Dukagjinin e Ulpianën, që luajtën baras, 1-1.

Të mërkurën ishin në orar për t’u zhvilluar edhe tri ndeshjet tjera, por shpallja ditë zie në këtë ditë shkaku i vdekjes së 46 shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në aksidentin me autobus në Bullgari, bëri që ndeshjet të shtyhen.

Megjithatë, këto tri ndeshje pritet të zhvillohen gjatë ditës së sotme dhe secili takim pritet të jetë më interesant se tjetri.

Pa dyshim se vëmendja dhe ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan, ku ekipi i kuq me emrin e qytetit e pret rivalin e urryer lokal, Dritën.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj, ku Drenica në kërkim të pikëve pas tri humbjeve e pret Llapin në formë në ndeshjen që zhvillohet në “Bajram Aliu”.

Takimi i fundit, por jo nga rëndësia, do të luhet në Suharekë, ku vendasit e Ballkanit duan medoemos fitore ndaj Malishevës.

Të tria ndeshjet pritet të fillojnë në orën 13:00.