Sportingu kalon tutje në LK, eliminon Borussia Dortmundin

Sportingu kalon tutje në LK, eliminon Borussia Dortmundin

Sport November 24, 2021 - 23:28
Lajmet e fundit nga sporti

Sportingu i Lisbonës është një nga skuadrat e radhës që ka siguruar kalimin për në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionve, shkruan Zeri.info.

Sportingu sonte mposhti Borussia Dortmundin, në ndeshjen direkte për pozitën e dytë në Grupin C.

Skuadra portugeze fitoi si vendase me rezultatin 3-1. Pedro Goncalves shkëlqeu me dy gola te vendasit, teksa një e shënoi edhe Pedro Porro.

Kurse, golin e vetëm për mysafirët e shënoi Donyell Malen.

Sportingu i Lisbonës tani ka nëntë pikë dhe renditet i dyti në grup, duke siguruar kështu kalimin tutje. Borussia Dortmund ndodhet në pozitën e tretë me gjashtë pikë, teksa deri në fund do të zhvillohet edhe një xhiro.

Sportingu do të luajë në udhëtim te Ajaxi, që është lider me 15 pikë, kurse Dortmundi do të përballet me Besiktasin e pozitës së fundit, me zero pikë.

Pa marrë parasysh rezultatet, Ajaxi do të kalojë tutje si lider i Grupit C, kurse Sportingu nga pozita e dytë. /Zeri.info