Liverpooli s'ndalet, regjistron fitoren e pestë radhazi në Ligën e Kampionëve

Liverpooli s'ndalet, regjistron fitoren e pestë radhazi në Ligën e Kampionëve

Sport November 24, 2021 - 23:14
Lajmet e fundit nga sporti

Liverpooli ka vazhduar me formën e lartë në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në Ligën e Kampionëve, shkruan Zeri.info.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp sonte shënoi fitore të pastër ndaj Portos. Ndeshja e zhvilluar në ''Anfield'' u mbyll me shifrat 2-0.

Thiago Alcantara dhe Mohamed Salah shënuan golat e fitores për vendasit, në minutat 52 dhe 70.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, Liverpooli është lider me 15 pikë.

Kurse, Porto ndodhet në pozitën e dytë me pesë pikë. Milani dhe Atletico Madridi ndajnë pozitat tre dhe katër me nga katër pikë.

Xhiro e gjashtë dhe e fundit ne Grupin B, do ta përcaktojë edhe skuadrën e pozitës së dytë, e cila gjithashtu siguron kalimin tutje.

Milani do ta presë në ''San Siro'' Liverpoolin, kurse Atletico Madridi do të luajë në udhëtim te Porto. /Zeri.info