Muriqi pritet të aktivizohet nga minuta e parë ndaj Lokomotivës së Moskës

Muriqi pritet të aktivizohet nga minuta e parë ndaj Lokomotivës së Moskës

Sport November 24, 2021 - 13:40
Lajmet e fundit nga sporti

Lazio do të përballet nesër me Lokomotivën e Moskës në Rusi, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për rrugëtimin e bardhekaltërve në Ligën e Evropës.

Kjo do të jetë një ndeshje e ndërlikuar dhe për sulmuesin nga Kosova, Vedat Muriqi, i cili pritet të ketë shansin e fundit ditën e nesërme për të treguar vlerat e tij.

27-vjeçari është jashtë planeve të Sarrit, por lëndimi i Ciro Immobiles e bën të detyruar një aktivizim të sulmuesit të Kosovës.

Muriqi u transferua te Lazio vitin e kaluar nga Fenerbaçe, ku nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë, duke marrë parasysh se për kartonin e tij bardheklatrit shpenzuan afro 18 milionë euro.