Vdes ish-futbollisti i mirënjohur i futbollit shqiptar

Vdes ish-futbollisti i mirënjohur i futbollit shqiptar

Sport October 28, 2021 - 13:41
DETAJET

Ish-futbollisti i Vllaznisë së Shkodrës, Nikoll Gjergji ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Shkodra në rrjetet sociale.

Gjergji ka qenë ndër emrat më të shquar të futbollit shqiptar.

Postimi i plotë i Vllaznisë:

NGUSHËLLIMËshtë ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare një nga emrat e shquar të Klubit të Futbollit Vllaznia ne vitet ’60, Nikoll Gjergji.Klubi i Futbollit Vllaznia i shpreh ngushëllimet e tij familjes Gjergji për humbjen e njeriut të tyre të dashur por njëkohësisht kjo është një humbje e madhe edhe për klubin tonë.I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”. /Zeri.info