ZYRTARE: Barcelona e shkarkon trajnerin Ronald Koeman

ZYRTARE: Barcelona e shkarkon trajnerin Ronald Koeman

Sport October 28, 2021 - 00:34
DETAJET

Barcelona ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit holandez, Ronald Koeman.

Vendimi është marrë pas humbjes ndaj Rayo Vallecanos të mërkuren me rezultat 1:0. 

Klubi i ka uruar suksese dhe e ka falënderuar për punën deri tani.

"FCB ka liruar Koeman nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë. Presidenti i klubit Laporta e njoftoi atë për vendimin pas disfatës ndaj Rayo. Ronald Koeman do t’i thotë lamtumirë skuadrës të enjten në Ciutat Esportiva", shkruhet në njoftimin zyrtar.

Ndryshe, raportohet se emri i i cili po qarkullon si një zëvendësim i mundshëm i Koeman është Xavi Hernandez. /Zeri.info