Real Madridi ndalet me barazim nga Osasuna

Real Madridi ndalet me barazim nga Osasuna

Sport October 27, 2021 - 23:24
Lajmet e fundit nga sporti

Real Madridi është ndalur me barazim nga Osasuna në ndeshjen e javës së 11-të në La Liga, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Santiago Bernabeu”, ka përfunduar baras dhe pa gola.

“Los Blancos” e dominuan këtë ndeshje me posedim të topit dhe raste, por që në fund iu mungoi vetëm goli.

Pavarësisht barazimit, Real Madridi mbetet lider me 21 pikë, aq sa kanë edhe Sevilla, Real Betisi dhe Real Sociedadi.

Kurse, Osasuna renditet e gjashta me 19 pikë. /Zeri.info