St Pauli vazhdon tutje në Kupën e Gjermanisë, Leart Paqarada kontribuon me gol dhe asistim

St Pauli vazhdon tutje në Kupën e Gjermanisë, Leart Paqarada kontribuon me gol dhe asistim

Sport October 27, 2021 - 23:09
Lajmet e fundit nga sporti

Leart Paqarada ka vazhduar me formë fantastike me fanellën e St Paulit.

Mbrojtësi i Kosovës ka shënuar e asistuar në fitoren pas kohës shtesë 2-3 ndaj Dynamo Dresden në kuadër të Kupës së Gjermanisë.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga Paqarada në minutën e 63-të.

Reprezentuesi kosovar u gjend bukur në zonë dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.

Ndërkohë asistimi i mbrojtësit të majtë erdhi nëntë minuta më vonë për Dittgen.

Paqarada është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe pritet të grumbullohet nga Kosova në ndeshjet e muajit nëntor ndaj Jordanisë dhe Greqisë.