Boksieri shqiptar shkëlqen në Beograd, shënon fitore spektakolare

Boksieri shqiptar shkëlqen në Beograd, shënon fitore spektakolare

Sport October 27, 2021 - 15:42
DETAJET

Boksieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Beqiri (71 kg), ka shënuar fitoren e parë në kampionatin Botëror, që po mbahet në Beograd.

Beqiri tregoi formë të lartë, duke e mposhtur kenianin  Boniface Maina.

Fitore spektakolare e shqiptarit, e cila është treguesi më i mirë për këtë djalosh se është në formë shumë të mirë.

“Urime fitoren e parë në Kampionatin Botëror, kampion”, ka shkruar Sead Bushati, ish boksier i mirënjohur shqiptar. /Zeri.info