Legjenda e boksit kosovar, Bogujevci: E kam refuzuar pensionin 1000 euro të Serbisë për 500 euro të Kosovës

Legjenda e boksit kosovar, Bogujevci: E kam refuzuar pensionin 1000 euro të Serbisë për 500 euro të Kosovës

Sport October 26, 2021 - 19:14

Legjenda e boksit kosovar, Mehmet Bogujevci disa vjet kishte marr pension 1000 euro prej Serbisë si fitues i medaljes së argjendtë që e kishte fituar para shumë vjetësh.

Por, për t’ia dedikuar medaljen e argjendtë Kosovës, ai kishte vendosur të heq dorë nga ai pension për ta marr të Kosovës në vlerë prej 500 euro.

Në frontal në T7, 70-vjeçari tha se nuk është pishman që ka bërë një gjë të tillë.

Pata shku në Beograd për të heq dorë nga ai pension për ta marr pensionin nga Kosova. Atje e kam pas 1000 euro. Tash është rrit 1200. Në Kosovë e kam 500 euro, por s’është problem”, tha legjenda e boksit ne Frontal. /Zeri.info