Shënoi edhe sot për Southamptonin në Premier Ligë, Broja vlerësohet me këtë notë

Shënoi edhe sot për Southamptonin në Premier Ligë, Broja vlerësohet me këtë notë

Sport October 23, 2021 - 18:24
Lajmet e fundit nga sporti

Southamptoni ka ndarë pikët me Burnleyn në javën e nëntë, teksa Armando Broja ka gjetur sërish golin në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot mes këtyre dy skuadrave në “St. Mary’s Stadium”, përfundoi me rezultatin 2-2.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ishte sërish titullar te Southamptoni, teksa luajti për 79 minuta.

20-vjeçari edhe në këtë ndeshje u shënua në listën e golashënuesve, pasi realizoi një gol të bukur në minutën e 50-të.

Për vendasit golin tjetër e shënoi Valentino Livramento, kurse Maxwel Cornet realizoi të dy golat për mysafirët.

Armando Broja mori notën 7.0 sot, kurse nota më e lartë i takoi Livramentos, 7.9. /Zeri.info