Armando Broja shënon në barazimin e Southamptonit me Burnleyn

Armando Broja shënon në barazimin e Southamptonit me Burnleyn

Sport October 23, 2021 - 17:57
Lajmet e fundit nga sporti

Southamptoni ka ndarë pikët me Burnleyn në javën e nëntë, teksa Armando Broja ka gjetur sërish golin në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot mes këtyre dy skuadrave në “St. Mary’s Stadium”, ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ishte sërish titullar  te Southamptoni, teksa luajti për 79 minuta.

20-vjeçari edhe në këtë ndeshje u shënua në listën e golashënuesve, pasi realizoi një gol të bukur në minutën e 50-të.

 

 

Për vendasit golin tjetër e shënoi Valentino Livramento, kurse Maxwel Cornet realizoi të dy golat për mysafirët.

Southamptoni tani ka tetë pikë dhe renditet në pozitën e 16-të, kurse Burnley ndodhet në pozitën e 18-të me katër pikë. /Zeri.info