Bayerni vazhdon me fitore dhe kryesim në tabelë

Bayerni vazhdon me fitore dhe kryesim në tabelë

Sport October 23, 2021 - 17:31
Lajmet e fundit nga sporti

Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë, për të vazhduar kështu edhe me kryesimin në tabelë, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e javës së nëntë, kampioni në fuqi gjerman shënoi fitore bindëse ndaj Hoffenheimit.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Allianz Arena”, ka përfunduar me rezultatin 4-0.

Serge Gnabry, Robert Lewandowski, Maxim Choupo-Moting dhe Kingsley Coman shënuan golat e fitores për “Bavarezët”.

Bayerni pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe vazhdon të jetë lider, me një pikë më shumë se Borussia Dortmund.

Kurse, Hoffenheim ndodhet në pozitën e dhjetë me 11 pikë. /Zeri.info