Armando Broja shënon sërish në Premier Ligë, golin e feston me shqiponjë

Armando Broja shënon sërish në Premier Ligë, golin e feston me shqiponjë

Sport October 23, 2021 - 17:17
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka shënuar gol sërish për Southamptonin në Premier Ligë, shkruan Zeri.info.

Në “St. Mary’s Stadium”, Southamptoni dhe Burnley janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë.

Skuadra vendase ka kaluar në epërsi për herë të parë sot, falë golit të shënuar nga Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar shënoi për 2-1 në minutën e 50-të. Për të ishte goli i tij i parë sot dhe i dyti në elitën e futbollit anglez me Southamptonin.

/Zeri.info