Rudiger preferon të qëndrojë te Chelsea

Rudiger preferon të qëndrojë te Chelsea

Sport October 23, 2021 - 16:47
Lajmet e fundit nga sporti

Prioriteti i Antonio Rudiger raportohet është se të qëndrojë edhe më gjatë te Chelsea, shkruan Zeri.info.

Kontrata e Rudiger me Chelsean skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, teksa ende nuk ka marrëveshje të arritur për rinovim.

Megjithatë, mbrojtësi gjerman thuhet se preferon qëndrimin në “Stamford Bridge”, sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano.

"Prioriteti i Rudiger është të qëndrojë, bisedimet janë ende në vazhdim mes Chelseas dhe përfaqësuesve të tij - por marrëveshja është 'larg nga arritja', siç janë gjërat tani... shumë klube janë të interesuara për të nënshkruar me Rudiger në rast se ai do të bëhet lojtar i lirë. Gara është e hapur" – ka shkruar Romano.

Për Antonio Rudiger, interesim raportohet se kanë shprehur top klubet evropiane, si Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germain. /Zeri.info